Rreth një miliard e treqind mijë  euro duhet të investohen në 25 vitet e ardhshme në sektorin e ujërave. Këto mjete në masë të madhe nevojiten për ndërtimin e infrastrukturës për mbledhjen dhe pastrimin e ujërave të zeza urbane, por edhe për përmirësimin e furnizimit me ujë.

Këtë sot e theksoi ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Sadulla Duraki në hapjen e punëtorisë “Prezantim i politikave të ardhshme dhe investime të identifikuara për menaxhim në sektorin e ujërave, të nevojshme për harmonizim me rregulloret e BE-së”. Punëtoria është në suaza të projektit “Zhvillimin i studimit kombëtar për ujërat”, financuar nga BE-ja.

“Zbatojmë reformë të rëndësishme e cila ka për qëllim t’i përforcojë faktorët kryesor në menaxhimin me ujërat, para se gjithash ndërmarrjet komunale publike të komunave. Me reformat dëshirojmë të vendosim sistem i cili do të mundësojë vetëfinancim të qëndrueshëm dhe ngritje të cilësisë së shërbimeve të ujërave që i japin këto ndërmarrje”, tha Duraki.

Ai theksoi se ministria dikasteriale është qasur drejtë vlerësimit të hollësishëm të të gjitha investimeve që nevojiten që t’i arrijmë standardet e konfirmuara në legjislacionin kombëtar dhe evropian për menaxhim me ujërat.

“Për këtë na nevojitet planifikim i mirë dhe përforcim i kapaciteteve të të gjithë faktorëve të cilët në fund do të duhet jo vetëm t’i pranojnë, por edhe të menaxhojnë me tërë infrastrukturën që duhet ta ndërtojmë në të ardhmen. Më shumë se 90 për qind nga infrastruktura e nevojshme do të jepet në menaxhim të ndërmarrjeve publike komunale, për ç’arsye duhet në të ardhmen t’i mbështesim  në zhvillimin e tyre”, tha Duraki.

T mobile In article [4]

Jadranka Ivanova, udhëheqëse e Sektorit të BE-së në Ministrinë e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor sqaroi se projekti “Zhvillim i studimit kombëtar për ujëra” përfshin përgatitje të disa dokumenteve të cilat janë orientuar në vlerësimin e të gjitha kushteve të nevojshme që të mund t’i arrijmë standardet e BE-së dhe standardet tona në sektorin e ujërave.

Sipas ekipit lider të projektit Xhejms Hant suksesi i procesit të reformave në sektorin e ujërave dhe planit për investime varet nga vullneti dhe gadishmëria e Qeverisë, nga donatorët dhe të njësiteve të pushtetit vendor të cilët, siç tha, duhet të konfirmojnë çmim të drejtë për ujin. Me rëndësi të madhe, siç tha, është gadishmëria e ndërmarrjeve komunale publike, të cilat duhet të vazhdojnë me modernizimin dhe zhvillimin, ndërsa qytetarët ta njohin mundësinë e ujërave, të paguajnë çmim të drejtë dhe mos ta shpenzojnë kot.

Në punëtori morën pjesë edhe përfaqësues nga komunat dhe nga ndërmarrje komunale publike.