Mediat italiane e quajnë punë të kryer transferimin e Matias Vecino te Interi. Ai të hënën do t’i kryejë testet mjekësore.

Sipas “Premium Sport”, mesfushori i Fiorentinas, Matias Vecino, do t’i kryejë të hynën testet mjekësore te Interi.

Ai mungoi të dielën në stërvitje dhe “Premium Sport”, raporton se kjo ka ndodhur sepse ai është rrugës për Milano për të kompletuar transferimin te Interi.

Mësohet se Vecino do të nënshkruajë kontratë pesë vjeçare me Interin, kartoni i të cilit do t’i kushtojë 24 milionë euro, që ishte edhe klauzola e lirimit, pasi Fiorentina nuk dëshironte të dëgjonte për oferta tjera