Prokuroria Speciale zeron e paraburgimeve nga Gjykata Penale do ta përmirësoj në Gjykatën e Apelit. Gjykata e shkallës së dytë gjatë ditëve të ardhshme do të jetë në fokusin e opinionit. Nëse gjatë fundjavës në rolin kryesorë ishin kolegët e tyre nga Penalja, tani gjykatësit e Apelit do të duhet t’i revidojnë vendimet e kolegëve të tyre nga Gjykata Themelore Shkupi 1. Ekipi i Janevës paralajmëroi se janë duke u përgatitur ankesat ndaj masave të buta të gjykatës Penale. Procedura parasheh që pas ankesës së PSP-së mos caktimin e masës së paraburgimit, Apeli ka afat prej 2 ditëve të vendos se kush ka të drejtë. Vallë Penalja që nuk ka shqiptuar ose Specialja që ka kërkuar paraburgim? Për ish gjykatësin Valentin Zafirov, vendimet e gjykatësve që të mos shqiptojnë paraburgim janë të pritura.

I pamë vendimet lidhur me propozimet e Prokurorisë Speciale për paraburgim. Cila është prapavija tjetër? Madje edhe gjykatësit të cilët konsiderojnë se janë të tyre, e nuk janë 100% të sigurt se do të veprojnë ashtu, i larguan nga ushtrimi i detyrës. Pastaj si zgjidhen “gjykatës swarovski – deklaroi Valentin Zafirov, ish gjykatës.

Zafirov si ish gjykatës dallon kurdisjen e gjykatësve edhe në oraret, të cilat në Gjykatën e Apelin ndërroheshin shpesh. Sipas tij, është e palejueshme nga disa herë të intervenohet në orarin vjetor të gjykatësit, meqë rregullorja e gjykatës parasheh orari të bëhet njëherë në vit ose në mënyrë të jashtëzakonshme, nëse ndonjë sektor i caktuar në gjykatë është i stërngarkuar me punë.

Kjo është kurdisje e qartë dhe për këtë janë më se të vetëdijshëm nga Gjykata Penale, se i nënshtrohen përgjegjësisë penale. Edhe mua më brengos fakti që edhe më tej vazhdojnë të punojnë kështu. Pra, janë futur thellë në kriminalitet, dhe për këtë kanë frikë nga përgjegjësia – theksoi Zafirov.

Me lejen e Gjykatës Penale, paraburgim nuk ka për ish kryeministrin, Nikola Gruevski dhe bashkëpunëtorët e tij më të ngushtë, Mile Janakieski, Gordana Jankuloska, Kiril Bozhinovski dhe Martin Protugjer. Edhe pse Prokuroria Speciale kërkonte masë paraburgimi, Gjykata Themelore Shkupi 1 nuk vendosi për paraburgim as për ish shefin e policisë sekrete, Sasho Mijalkov, as për ish ministren e kulturës Elizabeta Kançevska- Milevska, për ish zv- kryeministrin Vladimir Peshevskin si dhe për funksionarët e BDI-së, Ismet Gurin dhe Ejup Alimin. Paraburgim nuk ka as për gazetarin Dragan Pavloviq- Latas. Të gjithë mbetën pa pasaportë maqedonase ndërsa një pjesë e tyre edhe pa pasaportë diplomatike./Alsat-M