Kryetari i komunës së Gazi Babës, Toni Trajkovski e kërkon pasaportën e konfiskuar nga Gjykata e Apelit. Prokuroria Speciale kërkon që ai të përfundojë në paraburgim. Sot në seancë publike, Specialja dhe të pandehurit në rastin “TNT” për rrënimin e ndërtesës “Kosmos” të biznesmenit Fiat Canoski i ballafaquan faktet. Kryetari i komunës së Gazi Babës, tha se nuk ka ndërmend të arratiset. Kanë bashkëpunuar shumë mirë me Specialen dhe të gjitha dokumentet që i ka kërkuar Katica Janeva, i ka dorëzuar. Por u ankua se Specialja nuk i ka lejuar atij dhe avokatëve t’i shohin dëshmitë me të cilat duhet të dëshmohet se është kryer vepër penale.

Ne kemi të drejtë ligjore t’i kemi të gjitha provat që i ka prokuroria që të mundemi ndaj asaj akuze të japim përgjigje. Për fat të keq deri më sot, këto akte nuk na janë dorëzuar- tha Toni Trajkovski, kryetar i komunës së Gazi Babës.

Prokurorët special, megjithatë, në sallën e gjyqit thanë se Trajkovski ka injoruar tre ftesa për marrje në pyetje. Përveç këtij fakti, nga Specialja theksuan se kryetari i komunës është në fund të mandatit të tij dhe se mund të arratiset.

 Ai aspak në të kaluarën nuk e ka respektuar Specialen dhe në tre thirrje nuk është paraqitur. Prandaj, besojmë se duke siguruar praninë e tij vetëm me këto masa që janë të shqiptuara, nuk do të jenë të mjaftueshme për ta mbrojtur procedurën, për praninë e tij dhe mbarëvajtjen pa pengesa të saj- deklaroi Gavril Bubevski nga Prokuroria Speciale.

Në “TNT”, akuzohen shtatë persona në mesin e tyre është edhe ish kryeministri Nikolla Gruevski. Specialja kërkon masa për pesë persona. Përveç paraburgimit për kryetarin e komunës së Gazi Babës, prokurorët kërkojnë që Apeli t’i konfirmojë masat e shqiptuara të Penales, që katër të punësuar në komunë të mbeten pa pasaporta. Disa prej tyre nga gjykata më e lartë i kërkojnë pasaportat, për të shkuar në pushime. Të gjithë shpjeguan se kanë vepruar në mënyrë të ligjshme në rrëzimin e kompleksit “Kosmos” dhe se biznesmeni Fiat Canoski ka ndërtuar në kundërshtim me ligjet./alsat-m

T mobile In article [4]

Global