Kapiteni i PSG-së, Thiago Silva, ka folur për një transferim të mundshëm të brazilianit Neymar tek skuadra franceze.

Ylli brazilian, është shprehur se PSG-së i duhet shumë një lojtar si Neymari që do të bënte diferencën në ekip.

“Unë nuk e di nëse Neymar do të vi këtu, ai nuk më tha asgjë. Kur keni një projekt si PSG është e rëndësishme që të ketë lojtarë të tillë. Nëse ndodh kjo do të ishte mirë për grupin”, ka deklaruar Sivla për të përditshmen sporeve franceze, L’Equipe

Sipas medieve të huaja, PSG është e vendosur që ta transferojë Neymarin nga Barcelona. Klubi nga Parisi është i gatshëm ta paguajë klauzolën e brazilianit e cila ka vlerën e 222 milionë eurove.

Kurse, lojtarit është e gatshme t’i ofrojë një kontratë pesëvjeçare me një pagë marramendëse, që do të jetë 673 mijë euro në javë ose rreth 33 milionë euro në sezon.

T mobile In article [4]
Global