PSG ka hyrë në garë për talentin e jashtëzakonshëm të Real Madridit, Marco Asensio
Paraqitjet e mira të Marco Asensios sezonin e kaluar kanë zgjuar interesimin e shumë skuadrave të mëdha evropiane.
Sipas Don Balon, PSG ka bërë gati një ofertë prej 150 milionë euro.
Dëshira e parë e tyre është Kylian Mbappe, por nëse ai transferohet në Madrid, atëherë Asensio do të ishte zëvendësuesi ideal.
Përveç PSG-së, për Asension interesohen edhe skuadrat tjera si Arsenal, Liverpool, Juventus dhe Inter.