Paris Saint Germain është fituesja e Superkupës së Francës pasi ka përmbysur rezultatin në finale përballë Monacos.

Fillimisht ishin kampionët në fuqi të Francës ata që kaluan në avantazh me anë të Djibril Sidibe (30’), ndërsa të besuarit e Unai Emery reaguan shumë shpejt fillimisht me Dani Alves (51’) dhe Adrien Rabiot (63’).

Ky rezultat mbeti deri në fund të ndeshjes, pavarësisht rasteve nga dyja skuadrat.

PSG-ja ngriti në qiell Superkupën e Francës duke e nisur me sukses sezonin e ri.