Klubi parisien është i gatshëm t’i ofrojë një pagë tejet të lartë talentit të Monacos.
Kylian Mbappe ka qenë një nga zbulimet më të mëdha të sezonit të shkuar, pasi që me vetëm 18 vite mbi supe ai ishte ndër më meritorët në sukseset e Monacos.
Gjatë kësaj vere ai po kërkohet me ngulm nga Real Madridi, por në garë tani është futur edhe Paris Saint-Germain, që ofron dyfishin e asaj që janë të gatshëm të paguajnë ‘Los Blancos’ për lojtarin.
Pronari i PSG-së, Nasser Al-Khelaifi do t’i ofrojë Monacos 105 milionë euro për ta lënë lojtarin të transferohet në Paris.
Derisa paga e Mbappes do të shkojë përmbi 10 milionë euro në vit, kurse Reali nuk pranon ta paguajë më shumë se pesë milionë.
Megjithatë sipas medieve franceze, vendimtare do të jetë dëshira e lojtarit, i cili ka thënë më herët se do të pëlqente të luante tek Reali.