Pak fjalë dhe shumë punë! Kjo është motoja që i përshtatet më së miri këngëtares simpatike Soni Malaj.
Ajo ka surprizuar të gjithë fansat me këngën më të re që lançoi mbrëmjen e kaluar.
Kënga mban titullin “Loca” dhe është shoqëruar me një videoklip tipik veror.
Protagoniste e klipit është vetë Soni, e cila duket më në formë se kurrë teksa kërcen dhe këndon.
Pas realizmit të këngës ajo ka bërë shumë falenderime për të gjithë ata që kanë kontribuar në këtë projekt, e një prej atyre emrave është dhe Ronela Hajati.