Sheki Useini – Mendimtar i lirë / Meditues / Trajner Motivimi

Gjithçka çka ekziston jashtë është rezultat i asaj që kemi menduar dikur më parë dhe njëkohësisht edhe pasqyrim i botës sonë të brendshme. E gjithë kjo është e lidhur mes veti në mënyrë mistere. Gjithçka me gjithçkajën. Ndarja nuk ekziston, ajo është një iluzion! Bota është e mbushur me  mostra apo modele të ndryshme dhe domethënëse. Dëshmi dhe argumenti më i kapshëm dhe më i kuptueshëm për këtë të vërtetë madhështore është sinkroniteti. Gjithçka çka mendon ose bën, ajo len pas një gjurmë të vogël apo shenjë në Univers. Ti i telegrafon në mënyrë të pavetëdijshme mendimet dhe ndjenjat në rrethin tënd. Gjithçka është e lidhur me gjithçka nëpërmjet forcave, për ne të panjohura. Gjithçka, e kaluara, e tashmja dhe e ardhmja është mes veti e lidhur. Nuk ekziston ajo që ti të jesh i ndarë me dikend apo me diçka tjetër.

Gjithçka çka na rastis, ka një domethënie! Kjo, që na rastis, është e lidhur drejtëpërdrejtë me vibracionet dhe energjitë, të cilat ne i krijojmë me mendimet tona. Nuk është rastësi se në cilin moment manifestohet një ndodhi e caktuar. Për shembull a ke pasur ndonjë herënjë ditë perfekte ku gjithçka funksionoi ashtu si ti dëshiroje ? Po, padyshim të tilla ka pasur secili prej neve, apo jo? Ku njerëzit dhe gjerat u shfaqën pikërisht në kohën e duhur ? Kjo pra quhet sinkronitet. Paramendoje sikur ngjarja të kishte ndodhur vetëm disa sekonda më parë ose më vonë, atëherë nuk do të kishte qenë ai rezultat i mundur. Gjithçka ishte në kohën dhe vendin e duhur. Kjo nuk është thjeshtë fat ose restësi! Por, ti ke qenë thjeshtë në një harmoni perfekte me gjithçka.

Kur ti « sinkronizohesh » me diçka që ti dëshiron, atëherë edhe sipas gjasave më të mëdhaja edhe do ta pranosh të njejtën. Pra, ajo do të rastis. Kështu pra ne mundemi edhe të takojmë njerëz, të cilët i përshtaten vibracionit tonë. Persona, që janë të akorduar në frekuencat tona.

Nëse energjia jonë përputhet me veibracionet e asaj që ne e kërkojmë, ajo atëherë edhe ndonjëherë do të na takojë apo do të ndodhë. Kjo është ligj. Univerzi do të gjejë një rrugë, që të na vijë ajo të cilën ne e dëshirojmë. Po të mund të arrijmë ta sjellim veten në harmoni me vetëdijen univerzale, nëse bëhemi NJË me gjithçka çka është, atëherë do të realizohen dëshirat tona si vetëvetiu. Atëherë pra në këtë mënyrë krijojmë sinkronitet.

Vetëdija jonë është ajo që krijon realitetin. Ne jemi të aftë që me fuqinë e mendjes ta ndryshojmë materien. Në shkencë nuk ka dyshim për këtë, në veçanti fizika kuantike na sqaron shumë mirë se nëse mendja vëzhgon një objekt, ajo edhe ndikon në gjendjen e atij objekti. Shkenca këtë dukuri e quan « Efekti i vëzhguesit ». Efekt i vëzhguesit quhet pjesmarrja direkte e vetëdijes, e cila nga mundësitë e shumta të dëshiruara e mundëson krijimin një realiteti të cilin ne e synojmë. Apo thënë pak më thjeshtë, kjo do të thotë se synimi dhe vetëdija, pra pritshmëria e vëzhguesit apo kërkuesit, e ndikon rezultatin e duhur në mënyrë të konsiderueshme.

Çdo pjesë e mendjes tonë ka njohuri për të tërën. Në të njejtën mënyrë siç janë të regjistruara informacionet për tërë trupin tonë në çdo qelizë, ashtu edhe mendja jonë ka HYRJE në Tërësinë, në Univerzin e madh, pjesë e së cilës është edhe vetë mendja. Ashtu siç mund të krijohet i tërë organizmi nga një qelizë, mundet edhe mendja jonë të krijojë « botëra » të tëra.

Me mendjen tonë ne mundemi të realizojmë « ndodhi të rastësishme », të cilat përshtaten me dëshirat tona. Ndodhia e rastësishme, e cila mund të zbërthehet në favorin tonë, ajo do të udhëhiqet dhe zotërohet sipas mendimeve tona, në veçanti nëse ne koncentrohemi në ate. Ne jemi të aftë për ta bërë këtë, por shumica e njerëzve nuk e besojnë këtë se është e mundshme.Sinkronitetin, apo unë e quaj edhe si « jorastësinë », e  përjetojnë më së shpeshti ata njerëz të cilët edhe besojnë në të. Nëse dikush për një ngjarje thotë se ishte rastësi ose vetëm fat, atëherë ai largohet nga kjo, kështu që transmeton një sinjal të dobët në Univers. Universi, Perëndia apo Zoti, thuaj ashtu si ti ndjehesh më mirë, e ndëgjon ate çka ne themi. Nëse dikush emeton, pra krijon mendime të dobëta me besim, atëherë ia vështirëson Univerzit punën për realizimin e ngjarjes së dëshiruar, me të edhe të rezultatit të synuar.

Të besuarit, ligji i tërhekjes dhe fuqia e mendjes janë ata që e mundësojnë sinkronitetin. Nëse ne nuk e kemi bindjen e duhur, atëherë nuk mund ta aktivizojmë këtë aftësi të mrekullueshme. Ne duhet dhe kemi mundësi që mendjen e fuqishme ta sjellim në atë gjendje që ta ndërtojë jetën tonë në drejtimin e dëshiruar. Pra me një fjalë, sinkroniteti mund të bëhet i dobishëm për jetën tonë.

Për sinkronitetin flitet atëherë kur shfaqen dy ose më tepër ndodhi në të njejtën kohë, të cilët nuk qëndrojnë në lidhje logjike mes veti, por megjithate kanë një lidhshmëri të brendshme. Kjo nuk mjafton të sqarohet thjeshtë me fat ose rast, por duhet të shiqohen si mesazhe, me të cilat ne duhet punuar. Sinkronitetet janë si një lloj pasqyre, të cilët e reflektojnë ate në të cilën ne besojmë në brendi. Nëse ne besojmë në këtë dukuri apo ligj, atëherë e lidhim veten me fuqinë e forcave të forcave të univerzit, dhe me këtë edhe ndihmojmë krijimin e sinkroniteteve dhe « raste », nga të cilat pastaj mund edhe të përfitojmë. Me këtë e sjellim veten në harmoni me ate që qenia jonë e vërtetë apo « instanca jonë më e lartë » e dëshiron prej neve.

Fshehtësia e sinkronitetit qëndron në të perceptuarit e vetëdijshëm. Nëse ne jemi të aftë të perceptojmë me më tepër vetëdije, atëherë edhe mund të shohëm dhe ndjejmë më shumë se të tjerët. Pjesa më e madhe e mençurisë së ndërdijes sonë nuk mund të perceptohet nëpërmjet mendjes tonë, pasiqë ajo është shumë e madhe. Ndërdija shfaq neve gjithçka çka na nevojitet, që të mund të gjindemi më mirë në këtë botë, nëse jemi të gatshëm që këta dituri ta pranojmë.

Mirëpo, sinkronitetet mund të veprojnë edhe kundër neve, si për shembull një takim shumë i rëndësishëm mund të zhvillohen si shumë i pakëndshëm. Nëse ti paraprakisht thua « Unë do të vonohem » ose « nuk do të kem fat“, atëherë ligji i sinkronitetit do të punojë kundër teje. Nëse ti pret që të ndodhë diçka e keqe, atëherë ti sinkronizohesh me negativen. Kaq e thjeshtë është kjo ! Nëse tanimë ke konstatuar se kanë ndodhur shumë gjëra të këqija njëkohësisht ose shkurt njëra pas tjetrës, atëherë kjo mund të jetë që ti dëshiron ose përkrah diçka me vetëdije të plotë ose të pjesërishme, të cilën nuk e dëshiron pjesa jote e lartë. Ne kemi një të kuptuar të kufizuar për rastësinë. Shkencat moderne janë të mendimit se nëse diçka nuk mund të matet, numërohet apo llogaritet, atëherë edhe nuk është reale. Por njeriu i zgjuar, njeriu meditativ e din se shkenca nuk mund të sqarojë gjithçka. Mendja jonë mund të perceptojë gjëra, të cilat nuk janë « të kapshme » nga pesë shqisat tona fizike. Ka realitete të cilët nuk mund të shihen, nuhaten, shijohen, ndëgjohen ose preken. Mendja jonë mund të udhëtojë e lirë nëpër hapsirë dhe kohë. Nuk është e dobishme për njeriun nëse diçka nuk mund ta sqarojë nëpërmjet mendjes së orientuar meterialisht, thjeshtë edhe ta definojë si rastësi. A ke pasur ndonjëherë ndonjë takim „të rastësishëm“ apo je gjetur në një vend pa dëshirën tënde, por megjithate të ka bërë të lumtur? Sigurisht ke përjetuar ndonjëherë diçka, për të cilën mund të thuash se ke pasur fat. Por, për arsye se ti vetë nuk ke shkak ose nuk mund të vërejshë ndonjë lidhshmëri, nuk do të thotë se aty nuk ka lidhshmëri. Gjithmonë ka një lidhshmëri, një arsye – e cila nuk është e njejta si shkaku. Rastësia është vetëm një iluzion.

Unuverzi apo Perëndia flet gjithmonë me ne. Sistemi i madh,në të cilin jemi të instaluar, me të cilin jemi të mbështjellur, mund të na transmetojë informacione të ndryshme. Njëra nga mundësitë, nëpërmjet të cilave ky sistem-univerzi- mund të na dërgojë mesazhe është pikërisht kjo që përmenda më lartë-sinkroniteti. Le të kujdesemi për forcat e padukshme në jetën tonë, të cilat veprojnë në jetën tonë për të na ndihmuar ta gjejmë rrugën optimale. Nëse kujdesemi për shenjat dhe udhërëfyesit e tillë në jetë, sado të vogla dhe jo domethënëse që mund të duken, atëherë kujdesemi për më tepër sinkronitetet, pra për më tepër SUKSES.