Edhe pse mund të na vijë keq ta pranojmë, studimet më të fundit kanë treguar se gjatë gjithë kësaj kohe, kemi qenë duke e karikuar gabim aparatin celular.

Ideja e të bërit këtë proçes përgjatë gjithë natës, në fakt, është tejet e dëmshme për telefonin. Pse? Sepse në këtë mënyrë, celulari karikohet edhe kur bateria ka arritur 100% të mbushjes, e sipas specialistëve, kjo sjell vetëm tension ekstra për aparatin, çka përkthehet eventualisht në dëmtimin e baterisë, deri në skadimin përfundimtar të saj, shkruan Bordo.al.Shpjegimi më konkret lidhet me faktin se bateria ka një përmbajtje acide, e cila nuk kërkon karikimin e plotë.

Kuptohet, të gjithë dëshirojmë një celular të karikuar në maksimum për të nesërmen, por ka disa mënyra të tjera për ta arritur këtë, si psh: eleminimi i programeve që nuk i përdorim, përzgjedhjave e zonave të mira me sinjal etj.

Në të vërtetë, mjafton vetëm një orë për të patur një bateri të qendrueshme, kështu që eventualisht do të na duhet të zbatojmë atë çfarë kanë rekomanduar specialistët…