E ashtuquajtura ‘Futbolli Nuklear’ është një çantë lëkure e zezë që përmban gjëra top-sekrete, të cilat janë në gjendje të ia mundësojnë presidentit amerikan të autorizojë një sulm bërthamor larg prej qendrave të komandës.

Çanta, që zyrtarisht quhet “çanta urgjente e presidentit”, bartet zakonisht nga njëri prej pesë ndihmësve ushtarak dhe është gjithmonë pranë presidentit, në rast të ndonjë nevoje.
 
Sipas Bill Gulley, një ish-drejtor i Zyrës Ushtarake të Shtëpisë së Bardhë, çanta nuk përmban ndonjë tastierë me buton të kuq, por katër gjëra:–  Një libër i zi me 75 faqe, që përmban opsionet e nisjes së sulmit nuklear, i printuar në ngjyrë të kuqe dhe të zezë–   Një tjetër libër i zi me një listë të vendeve të klasifikuara për të strehuar presidentin–   Një dosje që përmban 10 faqe udhëzime se si të veprohet me Sistemin e Transmetimit Emergjent–  Një kartë me kode vërtetuese

Nganjëherë mund të shihet edhe një antenë duke dalë jashtë çantës, që sugjeron se mund të ketë edhe pajisje komunikimi brenda saj, transmeton Gazeta Express.

Pseudonimi “Futboll” vjen nga “Dropkick”, një emërim i dhënë një plani sekret nuklear, thuhet sipas ish-Sekretarit Amerikan të Mbrojtjes, Robert McNamara.

Ndihmësit ushtarak që zgjedhen për të bartur çantën janë të trajnuar për të asistuar presidentin për një sulm nuklear brenda minutave.