Rreth 2000 persona janë mbledhur në kryeqytetin e Gjeorgjisë, Tbilisi, duke kërkuar dëbimin e imigrantëve ilegalë, dhe ashpërsimin e ligjit për imigracion.
Pjesëmarrësit e protestës kanë kërkuar edhe krijimin e kufizimeve rreth garantimit të vendbanimeve dhe ndalimin e financimit të organizatave civile nga fonde jashtë vendit.
“Duhet të krijohet një ligj i ri për imigrimet, sipas të cilit lejimi i qëndrimit në Gjeorgji dhe procedurat për dhënien e shtetësisë të vendosen mbi masa maksimalisht të vështira”, ka thënë organizatori i protestës, Sandro Bregadze.
Protestuesit, që thuhet të jenë prorusë, kanë paralajmëruar se nëse qeveria nuk i përmbush premtimet në një të ardhme të afërt, ata do të mbajnë më shumë protesta.