Rreth 2,000 aktivistë pushtuan në rrugët e Gjenovës në Italinë fqinje duke shprehur indinjatë për hapjen e zyrave të reja të grupit “CasaPound” në një vend simbolik të qytetit.

Aktivistët hodhën bomba tymi dhe fishekzjarre.

Mbi 2,000 persona morën pjesë në marshimin “kundër organizatës fashiste dhe raciste” si dhe “për solidaritet ndaj emigrantëve dhe kundër  ngritjes së kufijve”.

Protestat filluan nga sheshi  “Alimonda” në “Piazza De Ferrari” në qendër të Genovës, njoftojnë mediat italiane.

Një flamur i madh kuq e zi, që lexonte “Gjenova antifashiste” parakaloi nëpër të gjitha rrugët e qytetit.