Banorë të komunës Butelit, respektivisht të rrugës “Ho Shi Min” dhe “ Cetinska” kanë aktualizuar protestat kundër ndërtimit të 7 ndërtesave banimi dhe zgjërimin e rrugës “Boca Ivanova” që do të kaloj përmes oborreve të tyre. Banorët shprehen të revoltuar për ndryshimin e Planit detal urbanistik në këtë komunë, madje duke apeluar këshillin e komunës të mos e miratoj këtë pikë në seancën  e javës se ardhshme.

“Ne jemi kundër asaj që të ndërtohen ndërtesa, jemi kundër asaj që të na marrin oborret tona, mua diku afër 86 metra katrorë të pronës private dëshirojnë t’i marrin. Dëshirojnë t’i marrin që të ndërtojnë rrugë të re në oborrin tonë e të kenë hapësirë për ndërtesa”.

“Unë besoj që i gjithë Buteli nuk do të lejojë që këtu të ndërtohen ndërtesa dhe rrugë, siç thanë edhe fqinjët, nuk do të kemi ajër”.

Madje, banorët kanë paralajmëruar radikalizmin e protestave me bllokimin e rrugëve dhe punës në Komunën e Butelit.

“Do të mblidhemi të gjithë banorët dhe do të shkojmë para komunës dhe nuk do t’i lejojmë të votojnë”.

T mobile In article [4]

“Me ardh dikush e këtu të ndërtojë ndërtesë, të hy në oborret tona dhe të ndërtojë rrugë, nuk do të lejojmë kurrë. Ka vend tjetër për ndërtim”.

Nga ana tjetër, kreu i Butelit Petre Llatinovski tha se nuk bëhet fjalë për ndërtime të reja por ndërtimin e një parku për banorët  e kësaj pjese. Ndërsa,  lidhur me ndërtimin e rrugës  ai tha se e njejta nuk do të kalojë përmes pronave private, por sipas tij, kontestuese jane 5 ose 6 metra katrorë.

Ne si vetëqeverisje lokale kemi ngritur iniciativë për ndryshime në Planin detal urbanistik dhe dëshirojmë që në një një pjesë të atij plani të ndërtojmë park për qytetarët sepse Komuna e Butelit ka nevojë për një park më të madh. Rruga sigurisht është paraparë me Planin gjeneral urbanistik, shumë kohë më parë dhe jo tani. Dëgjoni, sigurisht nuk do tu uzurpohen pronat private, as unë e as kryetari i Shkupit nuk do të uzurpojmë e të rrënojmë oborre, besojmë që do të gjejmë zgjidhje të duhur. Nga informacionet e mija nuk bëhet fjalë për të prishur oborre. Unë kam informacione se janë kontestuese vetëm 5-6 mera katrorë në dy ose tre familje – deklaroi Petre Llatinovski, kryetar i Butelit.

Banorët e lartpërmendur që në vitin 2016 kanë dorëzuar peticion në Komunën e Butelit ku kërkojnë urgjentisht ndryshimi e Planit detal urbanistik, por deri më sot nga dikasteri I Butelit nuk kanë hasur në përgjigje positive./alsat-m