Propozimi i Patozit: Kush humb zgjedhjet të largohet, ta vendosim në statut dorëheqjen e parevokueshme!

I ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”, Astrit Patozi kërkoi ndryshimin e statutit të Partisë Demokratike.
Astrit Patozi – Në rast se ne arrijmë, që ta demokratizojmë me aq sa mundet, s’po them që të jemi të përkorë dhe do jemi rast ideal, por ca gjëra dhe mund ti ndreqim. Dorëheqjen e parevokueshme e kryetarit për humbjen, mund ta vendosim në statut. Ta shenjtërojmë statutin.
Ylli Rakipi – Në zgjedhjet e ardhshme?
Astrit Patozi – Po pra. Partinë Demokratike ta bëjmë një parti, në të cilën vendimmarrja…
Ylli Rakipi – Ju kërkoni zoti Patozi, të jeni aty, të ktheheni aty?
Astrit Patozi – Po pra. Partia Demokratike të ndryshoje, të demokratizohet. Në rast se kjo ndodh, ky është një lajm shumë i mirë për Shqipërinë. Pse ? Sepse do krijoj modelin dhe partitë politike në Shqipëri dhe kudo në botë.
Ylli Rakipi – Një lajm i madh nuk është se do krijohet opozitë këtu.
Astrit Patozi – Është pra është dhe më lejo ta them pse? Sepse Partitë politike megjithëse kundërshtare me njëra-tjetrën, janë si enët komunikuese. Një gjë që ndodh në Partinë Demokratike sot , do vijë dita, do ndodh dhe në Partinë Socialiste.
Ylli Rakipi – Ka ndodhur dhe më përpara në Partinë Socialiste.
Astrit Patozi – Po pra duke qenë ne modeli më i mirë ne ndryshojmë këtë shoqëri sepse e para ne
Ylli Rakipi – Është futuriste kjo…
Astrit Patozi – Jo mo nuk është futuriste, kjo është gjëja më e thjesht, që mund të bëje politika në Shqipëri.