Me mjete të Bashkimit Evropian në vlerë prej 2,3 milionë eurove të bashkfinancuara nga Ministria e Pushtetit Lokal, UNDP në 30 muajt e ardhshëm do ta zbatojë projektin “Përmirësim i  menaxhimit në nivel lokal”, qëllimi i së cilës është konsolidimi i sistemit të pushtetit lokal në Maqedoni.

Projekti do të zhvillojë sisteme për monitorim dhe evoluim të të gjitha komunave në Maqedoni dhe IT mjete moderne për matje të kënaqësisë së qytetarëve për shërbimet që i japin komunat. Aktivitetet e saj janë ndarë në komponente të ndërlidhura me vete nga të cilat e para është përmirësimi i tashmë kompetencave të decentralizuara. E dyta është sigurimi i ndihmës së komunave që të ndërmarrin shërbime të reja konform planeve inkluzive për zhvillim. Në korniza të saj do të mbështeten 30 komuna të vogla rurale me projekte në vlerë deri në 25.000 euro. Komponenta e tretë është zhvillimi i kapaciteteve të komunave për sigurimin e të ardhurave për dërgesën e të gjitha shërbimeve të nevojshme publike dhe me të parashikohet trajnim i kuadrit komunat në të gjitha 81 komunat me qëllim që të përmirësohet menaxhimi me financat publike dhe grumbullimin e të ardhurave.

Euroambasarori Samuel Zhbogar theksoi se BE-ja i jep rëndësi të madhe procesit të decentralizimit në Maqedoni dhe e ndihmon vazhdimisht.

Ai theksoi se decentralizimi financiar paraqet aspekt kryesor në procesin e bartjes së funksioneve nga niveli qendror në atë lokal.

Ministri i Financave, Dragan Tevdovski theksoi se decentralizimi fiskal zhvillohet në faza dhe me këtë rast ka shumë probleme, të cilat zgjidhen dhe shtoi se duhet të mbështetet përmes zhvillimit të kornizës më transparente për shpërndarje të transfereve nga buxheti shtetëror.

T mobile In article [4]

Theksoi se Ministria e Financave gjatë javës së kaluar i ka publikuar detyrimet që u ka skaduar afati, e nuk janë paguar të pushtetit lokal, ndërsa ka filluar edhe me publikimin e kryerjes së buxhetit nëpër komuna brenda muajit ose në tremujor, të dhëna, që, siç tha, deri tani nuk ka qenë të kapshme për opinionin.

Ministri i Pushtetit Lokal, Suhejl Fazliu potencoi se nga viti 2005 ka filluar transferi i kompetencave dhe resurseve në nivel lokal, ndërsa 12 vite më vonë është evidente nevoja e mbështetjes më sistematike me locimin e dobësive dhe propozimit të masave, të cilat nuk do të jenë ad hok zgjidhje me jetëgjatësi të shkurtër.

Potencoi se me mënyrë inkluzive të menaxhimit ngritet cilësia e shërbimeve dhe rritet kënaqësia e qytetarëve.

Përfaqësuesja e përhershme e UNDP-së, Luiza Vinton theksoi se qëllimi i projektit është përmirësimi i qeverisjes komunale.

Potencoi se është me rëndësi që të sigurohet pjesëmarrje inkluzive dhe të participuar në të gjitha nivelet.

“Është arritur progres i madh në Maqedoni gjatë bartjes së përgjegjësive qendrore në ato lokale, por shumë komuna, sidomos në mjediset rurale, kanë nevojë për mjete shtesë që t’i përmbushin nevojat e qytetarëve të tyre”, theksoi Vinton.