Prokuroria në seancën e sotme gjyqësore në fjalët përfundimtare për rastin “Lagja e Trimave” kërkoi burg të përjetshëm për të gjithë 37-të të akuzuarit për “terrorizëm dhe organizim terrorist”, derisa mbrojtja kërkoi ekspertizë dhe paralajmëroi se fjalët e saj përfundimtare do t’i thotë në seancën e ardhshme, të caktuara për më 28 korrik.
Prokuroria në seancë “sqaronte se kush ka qenë sulmues, kush ka qenë logjistikë dhe i ka ndihmuar grupit që ilegalisht të kalojë nga Kosova në Maqedoni, kush ka siguruar armë dhe kush ushqim”.
Një pjesë e të akuzuarve në rastin, komentuan se ajo që e flet prokurori është e pavërtetë. Ata edhe avokatët e tyre, kërkuan mbikëqyrje në fjalët përfundimtare, që në seancën e ardhshme t’i shfaqin të tyre.
Gjykimi për “Lagjen e Trimave” filloi më 9 shkurt të vitit të kaluar, pasi përfundoi hetimi disamujor.
Më 9 dhe 10 maj të viti 2015 në “Lagjen e Trimave” të Kumanovës një grup i armatosur u përplas me forca sigurie. Në këmbimzjarrin e humbën jetën dhjetë persona nga grupi i armatosur dhe tetë policë nga njësitet speciale dhe të posaçme të MPB-së, ndërsa 14-të u lënduan rëndë