Xiaomi kishte një vit të vështirë gjatë 2016, por gjërat kanë filluar të ndryshojnë për prodhuesin kinez në 2017.

Kompania e cila ndryshe njihet edhe si Apple Kineze njoftoi se TM2 ishte tremujori më i suksesshëm me 23 milionë telefona të shitur në të gjithë globin.

CEO i Xiaomi, Lei Jun tha se sasia e telefonave të shitur është 70% më shumë se sa ishte në periudhën e mëparshme tremujore.

Klima e mirë e ekonomisë është ndër arsyet për numrat pozitivë. Shitjet në Indi u rritën me 328% nga viti në vit. Redmi Note 4 u bë modeli më i shpërndarë i telefonave në vend, dhe kompania hapi edhe Mi Home të parë në Bengaluru dy muaj më parë.

Xiaomi synon të arrijë të ardhurat prej 100 miliardë CNY (rreth 14.7 miliardë dollarë) deri në fund të vitit 2017 dhe vendosi një objektiv prej 100 milionë dërgesash në vitin 2018.