Një aksident që rezultoi me një person të vdekur ka ndodhur te Mati I në kryeqytet, përkatësisht në rrugën “Muharrem Fejza”. Lajmin e ka konfirmuar për Gazeta Metro, zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha.
 Hoxha tregon se është raportuar një rast në polici për vdekjen e një personi të gjinisë femërore.

Policia dhe ekipet mjekësore kanë reaguar dhe po kryejnë procedurat e nevojshme të verifikimit dhe sqarimit të rrethanave që shkaktuan vdekjen.

Ai thotë se momentalisht është herët për më shumë detaje sepse do të kryehen hetime.

Dëshmitarët kanë thënë për redaksinë së gruaja është shkelur nga një veturë e cila më pastaj është larguar nga vendi i ngjarjes, mirëpo të njëjtën informatë s’ka mundur ta konfirmojë Policia.

T mobile In article [4]