Sezoni 2017-2018 mund të jetë i ndryshëm për MSN-në. Lionel Messi, Luis Suarez dhe Neymar do të jenë të gjithë në dispozicion të Ernesto Valverde, por ardhja e Gerard Deulofeu mund të thyejë treshen sulmuese të famshme.

Sipas asaj që raporton “Goal”, Deulofeu mund të zërë vendin e Messit në sulm, derisa argjentinasi mund të luajë më i tërhequr, ashtu siç e kemi parë në shumë ndeshje me Luis Enriquen në sezonin që lamë pas.

Marco Verratti dhe Hector Bellerin janë dy prioritetet tjera të Valverdes, që nëse i transferon në “Camp Nou”, do të krijojë një formacion të frikshëm për kundërshtarët.