Burime brenda dy qifteve më të famshme Beyonce – Jay Z dhe Kim Kardashian e Kanye West kanë zbuluar se mes qifteve ka filluar një armiqësi, shkruan Dailymail.
Arsyeja për këtë është distancimi mes dy yjeve, Kim Kardashian dhe Beyonce, të cilat nuk flasin më.
Burimet kanë thënë se West ka kërkuar nga gruaja e tij që të ketë një marrëdhënie më të mirë me Beyoncen, por siç duket ajo nuk ka dëgjuar. Sipas burimeve, ishte Beyonce ajo që ka kërkuar të distancohet sepse nuk kishte asgjë të përbashkët me Kim.
Kanye vazhdon të jetë i zemëruar me grua e tij për këtë gjë, sepse sipas tij Beyonce ishte e mirë dhe e sjellshme. Madje ai kishte kërkuar edhe nga Jay Z që t’i pajtojnë ato, por kjo gjë siç duket është e pamundur.