Princat William dhe Harry marrin pjesë në një dokumentar për ITV dhe HBO me titull “Our Mother Diana: Her Life and Legacy”, duke festuar jetën e nënës së tyre të ndjerë Princeshës Diana në 20 vjetorin e vdekjes së saj.

Së bashku me ndarjen e fotografive personale të Princeshës, Harry foli për herën e fundit që foli me nënën e tij para vdekjes së saj. Ishte një telefonat, dhe ai ishte vetëm 12-vjeçar.

“Dhe në qoftë se unë do ta dija se kjo do të ishte hera e fundit që do të flisja me nënë time, gjërat që do doja do ia kisha thënë asaj”, thotë princ Harry në dokumentar.

“Ne nuk do të flasim hapur dhe publikisht për të edhe njëherë”, shton princi William. “Ne shpresojmë se ky film do të sigurojë anën tjetër nga miqtë e saj të ngushtë që mund të mos i keni dëgjuar më parë, nga ata që e njihnin më së miri, dhe nga ata që duan ta mbrojnë kujtesën e saj”.

Dokumentari do të transmetohet më 31 gusht.

T mobile In article [4]