Mbesa e Mbretëreshës, Princesha Eugenie, u pranua në Universitetin e Newcastle pavarësisht notave të saj shumë të ulëta.

Disa nga petagogët kanë argumentuar se ajo u pranua  në sajë të statusit të saj mbretëror dhe jo aftësive të saj akademike.

Princesha aplikoi për letërsi angleze në Neëcastle në vitin 2009, por u refuzua pasi aplikacioni i saj nuk u vlerësua.

Sipas profesorit të historisë , Martin Farr, universiteti ishte “i tmerruar” kur zbuloi mbesa e Mbretëreshës ishte refuzuar dhe menjëherë i ofroi asaj një vend në një kurs alternativ.

“Ne kishim në Universitetin e Newcastle një nga mbesat e Mbretëreshës, Princesha Eugenie,” tha Farr gjatë konventës vjetore të grupit anti-monarkist të Maqedonisë.

T mobile In article [4]

“Dhe një mik i imi. i cili ishte italian, ishte zyrtari i pranimeve dhe pa se aplikacioni i saj nuk ishte aspak i mire.  Kur universiteti kuptoi se kush ishte aplikanti, ndryshoi mendim”, tha Farr.

Ai akuzoi institucionin se i kishte ofruar Princeshes një vend të pamerituar.