Kemi zbuluar deri më tani arsyen pse Kate Middleton mban gjithmonë një çantë të vogël me vete, ashtu sikurse u shpjegua mosmbajtja e unazës së martesës nga ana e Princ William. E tani, kishte ardhur një tjetër moment, për t’u përfshirë edhe më tepër në jetën e oborrit mbretëror. Ishte më rebelja për sa i përket rregullave, dhe nuk kishte si të ndodhte ndryshe as këtë herë.

Edhe pse përfshihet në protokollin e familjes mbretërore, Princeshë Diana nuk mbante asnjëherë veshur doreza. Kjo ka tërhequr vëmendje jo pak, por arsyeja e një vendimi të tillë do t’ju bëjë kokë e këmbë për vete. Eleri Lynn, kuratori i ekspozitës: ‘Diana: Historia e saj e modës’, ka shpjeguar se Lady D dëshironte me çdo kusht të kishte kontakt prekje me njerëzit.

Nëse ajo do të ishte e pranishme në një organizim, ku përfshihej masa, Princesha kërkonte me çdo kusht të ndjente dorën e shtrënguar të një gruaje apo burri, sidomos kur këta të fundit ishin në vështirësi sociale apo ekonomike. Çfarë e bënte tjetër të veçantë, ishte fakti se Diana u paraqiste gjithmonë me veshje me ngjyrë të çelët pranë fëmijëve të sëmurë, në mënyrë që t’iu ngrente sadopak humorin. Vërtetë e papërsëritshme, apo jo