Eksperti evropian Reinhard Pribe vazhdon me inspektimin e institucioneve të vendit. Bashkë me ekipin e tij ai sot morri pjesë në Komisionin parlamentare për mbikëqyrjen e punës së DSK-së dhe Agjencisë së Inteligjencës si dhe Komisionin për monitorimin e masave të veçanta hetuese. I pyetur se si komenton tendencat e deritanishme të Qeverisë për zbatimin e reformave, Pribe tha shkurt se do të monitorojë dhe skanoj punën e të gjitha institucioneve dhe në fund do të dal më një raport përfundimtar. Pribe nesër do të merr pjesë në punën e Komisionit për Zgjedhje dhe Emërime.
Jemi në proces të zhvillimit të takimeve. Jemi duke punuar dhe jemi të lumtur se kemi diskutime me një numër të madh të institucioneve, por nuk mund të ju jap asnjë koment. Në fund do të përgatisim raport përfundimtar- deklaroi Reinhard Pribe, Ekspert Evropian.