Një prezantuese ka tronditur spektatorët në sallë, teksa ka humbur ndjenjat dhe është rrëzuar në mes të saj. Ngjarja ka ndodhur në Kinë, ku Zhang Han ka qenë duke prenzantuar një emisionin për zbulimin e talenteve të reja.

26-vjeçari ka humbur ndjenjat dhe është rrëzuar në skenë, ndërsa publiku ka filluar të duartrokasë, teksa ka menduar se kjo ishte pjesë e shfaqjes. Por, pak çaste më vonë aty është shfaqur ndihma e shpejtë dhe ka parë se gjendja e prezantueses nuk ishte e mirë, shkruan Daily Mail.

Pas ndihmës që iu dha, Zhang Han arriti të vijë në vete. Mjekët që e vizituan thanë se gjithcka erdhi si pasojë e lodhjes së madhe nga puna dhe rënies së sheqerit në gjak.