Pretendohet se liderët të cilët janë takuar në qytetin Hamburg të Gjermanisë në kuadër të Samitit G20 kanë rënë dakord për çështjen e tregtisë, ndërsa përpiqen të dakordohen edhe për çështjen e klimës, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në lajmin e agjencisë gjermane DPA bazuar në burimet zyrtare, thuhet se planifikohet vazhdimi luftës proteksioniste, përfshirë edhe praktikimet për tregti të padrejtë, por duke pranuar edhe rolin e mjeteve të mbrojtjes juridike të tregtisë.

Më tej bëhet e ditur se zyrtarët po përpiqen për të rënë dakord me presidentin amerikan Donald Trump, i cili ka tërhequr SHBA-të nga Marrëveshja e Parisit për Klimën.

Dita e fundit e Samitit është intensive

Dita e dytë dhe e fundit e Samitit do të fillojë me takimin e punëtorisë së tretë me temën “Partneriteti me Afrikën, Migrimi dhe Shëndetësia”. Pas këtij takimi do të mbahet seanca e katërt me temën “Dixhitalizmi, Fuqizimi i Grave dhe Punësimi”.

Pas mbylljes së Samitit, ku nga 65 shtete janë akredituar rreth 4 mijë e 800 gazetarë, do të mbahet konferenca për media të kryesisë së G20. Presidenti turk Recep Tayyip Erdoğan pritet që gjatë Samitit G20 të zhvillojë takime dypalëshe me liderë të shumtë.

Në Samitin e organizuar nga Gjermania me sloganin “Formimi i një bote të ndërlidhur” përveç axhendës, planifikohet të diskutohen edhe temat ndërkombëtare si lufta kundër terrorizmit, konflikti në Siri dhe Ukrainë.