Mendoni sikur pas 5 vitesh, Shqipëria të jetë një vend aq i begatë, saqë ata që shkollohen jashtë vendit të kthehen me synimin për të punuar këtu dhe jo në kurbet. Nëse të ndërmendet, gjykimi i parë që të vjen: Është e pamundur!

Por, Presidenti Ilir Meta shpreson që kjo të bëhet realitet.

I ftuar në emisionin “Top Story”, Presidenti i ri ka treguar si duhet të jetë Shqipëria pas vitesh, sipas tij.

Global

“Të rinjtë tanë që përfundojnë jashtë, një pjesë e pjesë e mirë (sepse të gjithë do të ishim ndoshta naiv besoj), e tyre të ktheheshin, të merrnin përgjegjësi, të sillnin njohuritë që kanë fituar dhe për të cilat prindërit e tyre kanë investuar e sakrifikuar, aq shumë dhe natyrisht ti japim një goditje të fortë kësaj tendence për emigracion, sidomos të të rinjve dhe sidomos të njerëzve më të kualifikuar që na duhen kryesisht këtu për të çuar Shqipërinë më shpejt drejt realizimit dhe drejt plotësimit të stadarit të një një vendi evropian”.

Pyetjes, mendoni që Shqipëria të jetë vend i be pas 5 vitesh, Meta iu përgjigj:

T mobile In article [4]

“Natyrisht, nuk jam kaq optimist për këtë çështje, për arsye se jemi në ende një proces që synojnë hapjen e negociatave për anëtarësim sa më parë. Dhe po të kemi parasysh përvojat e vendeve të tjera, ky është një proces që ka kërkuar jo pak kohë nga momenti i çeljes në negociatave deri në anëtarësim. Dhe është një proces që s’varet vetëm nga ne. Është një proces që varet edhe nga Bashkimi Europian dhe nga në  ga shumë zhvillime që do ketë be. Por që ne të risim besimin e të rinjve për realizuar ëndrrat e tyre në vendin tonë dhe në vendin e tyre, mendoj se e kemi ne në dorë, sepse dhe Norvegjia nuk është  një vend anëtar i Be dhe vene të tjera”.