Presidenti kinez ka mbërritur në Moskë, në një vizitë që Presidenti Putin e ka përshkruar si “një ngjarje e madhe në marrëdhëniet dypalëshe”.

Ky është takimi i tretë i dy udhëheqësve për këtë vit dhe këtë herë pritet të nënshkruhen marrëveshje me vlerë 10 miliardë dollarë

Presidenti kinez Xi Jinping mbërriti ne Rusi të hënën në mesditë, duke bërë një ndalesë dy-ditore në rrugën e tij drejt Gjermanisë, ku do të mbahet samiti i G20-ës.

Një bisedë kokë më kokë  me presidentin rus Vladimir Putin pritet të jetë pjesa kryesore e udhëtimit të Xi në Moskë.