Presidenti i Filipineve Rodrigo Duterte ka ndezur përsëri polemikat në vend, pasi ka bërë një tjetër “shaka” rreth grave që dhunohen.

Gjatë një fjalimi në qytetin e tij Davao, Duterte kësaj here përfshiu një referencë të çuditshme për garuesit e Miss Universe.

“Ajo që nuk më pëlqen është përdhunimi i fëmijëve. Ti mund të ngatërrohesh ndoshta me një Miss Universe. Unë do të të përgëzoja që e ke marrë guximin për të përdhunuar dikë, kur e di se do të vdesësh”, tha ai.

Në prill të vitit të kaluar, Duterte bëri një shaka tjetër pa “krip” në lidhje me misionaren australiane, Jacqueline Hamill, e cila u përdhunua dhe u vra nga të burgosurit gjatë një trazire në burgun në Davao në vitin 1989.

Duterte ishte kryebashkiak i qytetit në atë kohë.

“Isha e çmendur që ajo ishte përdhunuar, por ajo ishte kaq e bukur”, tha Duterte.

“Mendova, kryetari duhet të ketë qenë i pari”, kishte theksuar ai.