Presidenti amerikan, Donald Trump,  ka bërë një ndërhyrje të papritur për vogëlushin e sëmurë për vdekje, Charlie Gard. duke ofruar ndihmë për ta shpëtuar.

Djali 10-muajsh i vogël ka qenë në qendër të një beteje të gjatë ligjore, pasi prindërit e tij, Chris Gard dhe Connie Yates, të cilët kanë probleme ligjore, luftuan që t’u lejohet ta shoqërojnë në një terapi në SHBA.

Pasi kishin humbur luftën, çifti ka kaluar orët e fundit duke kërkuar ndihmë në rrjetet sociale, para se Presidenti Trump të ndërhynte në luftën ligjore nëpërmjet Tëitter për të deklaruar se ai do të ishte “i shumë i lumtur” të ndihmonte  të voglin e sëmurë për vdekje.

“Në qoftë se ne mund të ndihmojmë sadopak  Çarli Gard, ashtu si miqtë tanë në Britaninë e Madhe dhe Papa, do të ishim të lumtur ta bënim,” shkroi ai.

Ndërhyrja e tij erdhi pasi Papa Françesku bëri thirrje që prindërit e Charlie të lejohen të “shoqërojnë dhe trajtojnë fëmijën e tyre deri në fund”.

Mbështetja e Trump ka bërë që prindërve të Charlie t’u rikthehet shpresa pas rraskapitjes me betejën ligjore.

Gjesti i tij është mbështetur nga miliona përdorues në rrjetet sociale.