Nesër në orët e pasdites dhe të mbrëmjes nga veriu do të lëshohet masë më e freskët ajrore e cila në disa vende do të shkaktojë mot jostabil me reshje të rrëmbyeshme të shiut dhe paraqitje të bubullimave.
Temperaturat e ditës do të pësojnë rënie, duke filluar nga pjesët veriore për rreth pesë gradë, ndërsa në pjesët juglindore ende po mban mot shumë i ngrohtë, kështu që temperaturat do të jenë në interval prej 31 deri më 40 gradë.
Edhe në Shkup në orët e pasdites do të mbajë mot me vranësira të ndryshueshme dhe i freskët me reshje lokale të shiut. Do të fryjë erë e përforcuar nga drejtimi veriore, që do të shkaktojë rënie plotësuese të temperaturave për edhe rreth 10 gradë dhe do të lëvizë nga 21 deri më 29 gradë Celsius.
Stabilizim të motit me rritje graduale të temperaturave do të ketë të martën.