Qytetarët prej nesër do të mund të parashtrojnë kërkesa dhe t’u jepen Vërtetime për nënshtetësi të Republikës së Maqedonisë në hapësirat e Sektorit për punë administrative në Shkup dhe degët për punë administrative në Manastir, Veles, Kumanovë, Ohër, Strumicë, Tetovë dhe Shtip, kumtoi Ministria e Punëve të Brendshme.

“Për shkak të vëllimit të shtuar të punës, ndërkaq me qëllim që t’u dilet në ballë kërkesave të qytetarëve në këtë periudhë të vitit, MPB informon se nesër (12:07.2017) në hapësirat e Sektorit për punë administrative në Shkup dhe degët për punë administrative në Manastir, Veles, Kumanovë, Ohër, Strumicë, Tetovë dhe Shtip, përveç fotografimit për letërnjoftime, dokumente udhëtimi dhe patent shofer si dhe dhënien e tyre, qytetarët do të mund të parashtrojnë kërkesa dhe t’u jepet Vërtetim për nënshtetësi të Republikës së Maqedonisë”, ceket në kumtesë.