Qeveria e Republikës së Maqedonisë mbrëmë në seancë i pranoi dorëheqjet e Viktor Mizos, drejtor i Drejtorisë së zonave zhvillimore tekonologjiko-industriale, si dhe për Cvetko Grozdanov, drejtor i përgjithshëm i SHA-së për ekonomizim me hapësirë banesore dhe hapësirë afariste.

Shërbimi qeveritar për informim kumtoi se janë shkarkuar Muedin Kahvexhi, drejtor i Shërbimit pedagogjik, Vesna Horvatoviq nga detyra drejtoreshë e Byrosë për zhvillimin e arsimit, Kostadin Bogdanov nga detyra drejtor – agjent qeveritar i Byrosë për përfaqësimin e Republikës së Maqedonisë para Gjykatës evropiane për të drejta të njeriut, organ në përbërjen e Ministrisë së Drejtësisë, me kërkesën e tij.

“Ushtrues detyre drejtor – agjent qeveritar i Byrosë për përfaqësimin e Republikës së Maqedonisë para Gjykatës Evropiane për të drejta të njeriut, organ në përbërje të Ministrisë së Drejtësisë me propozim të ministrit të Drejtësisë, është emëruar Dragica Xhonova. Drejtoreshë e Institutit për gjuhë maqedonase “Kërste Misirkov” – Shkup, është zgjedhur dr. Elena Jovanova – Grujovska, këshilltare shkencore”, qëndron në kumtesë.

Anëtarë të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Maqedonisë për mbështetjen e zhvillimit SHA Shkup, siç thuhet, është emëruar Nikolla Popovski, Veland Ramadani dhe Kirill Kolemishevski dhe Sofçe Jovanovska, në pajtim me nenin 17 paragrafi 4 i Ligjit për Bankën e Maqedonisë për mbështetjen e zhvillimit, ndërsa pas pëlqimit të marrë nga guvernatori i Bankës Popullore të Republikës së Maqedonisë.

T mobile In article [4]