Policia braziliane ka kapur një prej njerëzve më të kërkuar për trafikun e drogës. Bëhet fjalë për Luis Carlos da Rocha i cili ishte në kërkim prej 30 vitesh.

Autoritetet amerikane bëjnë me dije se kanë arrestuar njërin prej krerëve më të kërkuar të drogës në Amerikë. Luis Carlos da Rocha ndiqej prej 30 vitesh nga policia amerikane.

I ashtuquajturi “mbret i kokainës” e shpesh edhe “Koka e bardhë”, është arritur të identifikohet nga policia pavarësisht se kishte ndryshuar pamjen me operacione plastike, ka njoftuar agjencia franceze e lajmeve AFP.

“Koka e bardhë”, sipas policisë është arrestuar në perëndim të Brazilit konkretisht në lagjen Mato Grosso nga policia braziliane në bashkëpunim me atë të SHBA.

Comments are closed.