Ndërsa Koreja e Veriut ka intensifikuar testet balistike, Shtetet e Bashkuara kanë hapur një bazë të re ushtarake në Korenë e Jugut. Bëhet fjalë për një “qytet të vogël” amerikan që ka kushtuar 11 miliardë dollarë, i pajisur mes të tjerash me 4 shkolla, 5 kisha, dyqane të markës “Taco Bell” dhe “Burger King”.

“E kemi ngritur nga hiçi. Punimet do të përfundojnë në vitin 2021”, ka deklaruar kolonel Scott W. Mueller, komandant i garnizonit Camp Humphreys. Baza në fjalë është një ndër projektet më të mëdha të infrastrukturës ushtarake jashtë territorit të Shteteve të Bashkuara. Sipas “Washington Post”, ky projekt është realizimi i një dëshire të hershme të ushtrisë amerikane për të spostuar selinë qendrore të tyre jashtë Seulit.