Gjykata e Apelit sot i shqyrtoi ankesat për masat për kujdes të shqiptuara prej Gjykatës penale për të akuzuarit në lëndën “Titanik” të PPS-së për parregullsi zgjedhore.

Për të akuzuarit në rastin “Titanik”, në mesin e së cilëve ish-kryeministri dhe lider i VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski, si dhe për ish-ministrat e Transportit dhe Lidhjeve Mile Janakieski, të Punëve të Brendshme, Gordana Jankulloska, ish – shefin e kabinetit të kryeministrit, Martin Protugjer dhe ish-sekretarin e përgjithshëm të Qeverisë, Kirill Bozhinovksi, PPS kërkon arrest si masë për sigurimin e prezencës. Prokuroria Publike Speciale vlerëson se të akuzuarit mund të arratisen dhe të ndikojnë tek dëshmitarët apo të akuzuarit e tjerë. Të akuzuarit, nga ana tjetër, u prononcuan se nuk janë fajtorë dhe kërkuan pezullimin e masave të kujdesit.

Ish-kryeministri Gruevski theksoi se nuk ka kryer asnjë vepër penale prej së cilës do të frikësohej ose do të arratisej. Thotë se mezi pret të fillojë gjykimi që ta dëshmojë pafajësinë e tij. Rasti në PPS, vlerëson Gruevski, është përndjekje politike kundër tij dhe bashkëpunëtorëve të tij.

Global

“Me kënaqësi do të paraqitem para çdo ftese të gjykatës dhe mezi pres ta dëshmoj pafajësinë time para opinionit. Asnjëherë nuk kam menduar të arratisem. Jam i bindur se nuk ekziston vepër penale të cilën e kam kryer dhe nuk kam arsye se pse të frikësohem dhe të arratisem”, tha Gruevski.

Ai shtoi se deri tani ka pasur shumë raste të ikë, por si kryetar i VMRO-DPMNE-së dhe kryeministër mjaft ka udhëtuar, por çdoherë është kthyer.

T mobile In article [4]

“Jam duke u përgatitur të fitoj në zgjedhje dhe ta kthej VMRO-DPMNE-së në pushtet, ndërsa PPS dëshiron të më pengojë në këtë gjë. Oponenti im politik, kundër së cilit ka procedurë gjyqësore, është duke i shmangur seancat me shpjegimin se ka takime me ambasadorë, të cilat mund t’i realizojë kur të dojë. Si mundet për atë të mos ketë, ndërsa për mua gjykata të kërkojë masa”, pyeti Gruevski gjatë fjalës së tij.

Gruevskin do ta mbrojnë tre avokatë, Dimitar Dangov, Boro Tasevski dhe Sanja Aleksiq. Prokurorë të PPS-së janë Gavrill Bubevski dhe Burim Rustemi.

PPS në përgjigjen e ankesës thekson se Gruevski i është shmangur marrjes në pyetje edhe pse ka marrë ftesa vazhdimisht dhe se masa e arrestit do ta sigurojë praninë e tij.

Bubevski tha se ekziston rreziku që Gruevski të ndikojë ndaj dëshmitarëve dhe ndaj të akuzuarve të tjerë dhe prandaj kërkohet arrest për të. Prokurori tha se përmes partisë, anëtarësi e VMRO-DPMNE-së është agjituar të dalë në protestat në Ohër kur PPS ka marrë në pyetje dëshmitarë.

Sipas mbrojtjes, aktakuza për Gruevskin është dorëzuar jashtë afatit ligjor në të cilin PPS ka pasur të drejtë të shtrojë aktakuza pasi që më 30 qershor lënda nuk është dorëzuar në Gjykatën Penale deri në orën 16:30, deri kur punon sektori për pranim në gjykatë por më vonë në orën 21. Sipas tyre, aktakuza nuk është dorëzuar nga paditësi i autorizuar për shkak të skadimit të afatit prej 18 muajve pikërisht në këtë ditë.

Në seancë për masat e shqiptuara për Kirill Bozhinovskin, prokurori i PPS-së, Burim Rustemi, tha se janë duke kërkuar arrest për shkak të rrezikut nga arratia dhe ndikimi ndaj pjesëmarrësve. “Ai nuk bashkëpunon në procedurën hetimore. Ngarkohet për dy vepra penale – bashkim kriminel dhe keqpërdorim të mjeteve për financimin e fushatës zgjedhore. Ai është në krye të VMRO-DPMNE-së dhe ka fuqi ndaj anëtarësisë. Vetëm me arrest mund të parandalohet ky ndikim”, tha Rustemi.

Avokatja e Bozhinovskit, Sanja Aleksiq, tha se kërkojnë që t’i kthehet pasaporta. Ata i referohen asaj se gjykata njëherë e ka refuzuar arrestin për Bozhinovskin në vitin 2016 dhe se ai deri më tani nuk është dënuar.

Edhe ish-ministri i Transportit dhe Lidhjeve Mile Janakieski sot në Gjykatën e Apelit tha se nuk ka për qëllim të ikë dhe se dëshiron që sa më shpejtë të fillojë procedura për, siç theksoi, ta dëshmojë pafajësinë e tij.

“Ju përkujtoj se gjatë procedurës parahetuese, më 13 shkurt të vitit 2016, u propozuan të njëjtat masa për mua dhe gjykatën i refuzoi. Prej atëherë deri më sot jam i njëjtë dhe nuk e kam ndryshuar sjelljen time. PSP le të japë dëshmi se unë e kam obstruuar procedurën. Nuk kam ndikuar tek dëshmitarë dhe nuk kam për qëllim ta bëjë këtë. Premtoj se do të paraqitem në gjykatë rregullisht dhe do ta dëshmojë pafajësinë time”, tha Mile Janakieski në seancën publike para Këshillit penal të gjykatësve të Apelit.

Sipas mbrojtjes së tij, ai u është paraqitur rregullisht të gjithë ftesave të gjykatës, person familjar, prind i tre fëmijëve, tanimë nuk ushtron ndonjë funksion shtetëror, udhëtimet e tij janë në nivel të udhëtimeve familjare dhe nuk ka rrezik që do të ikë, ndërsa gjykatësit e Apelit t’ua pranojë ankesën për heqje të masave të sigurisë.

PSP mbeti në kërkesën që Janakieskit t’i shqiptohet masaë paraburgimi me elaborim se i akuzuari mund të ikë dhe të ndikojë ndaj dëshmitarëve.

Ish-ministrja e Punëve të Brendshme Gordana Jankulloska, tha se PSP propozon masa pa kurrfarë baza dhe se po zbaton agjendë politike. “Nuk mendoj të ikë. Faktet janë në anën time”, tha Jankulloska dhe kërkoi që t’i hiqen masat e kujdesit.

Prokuroria Speciale Publike mbeten në kërkesën për paraburgim. Prokurori Gavrill Bubevski tha se të gjithë rrethanat bëjnë me dije se sjellja e të akuzuarës është për mohim të PSP-së. “Vetëm një herë u paraqit në PSP. Eviton të paraqitet në PSP që ta zvarrisë procedurën”, tha Bubevski.

Shtoi se ajo është një nga kryerësit kryesor të veprimeve penale. Ai tha se e akuzuara ka ndërmarrë veprime të drejtpërdrejta me të cilët ka kryer ndikim ndaj dëshmitarëve dhe se ekziston rrezik që edhe në të ardhmen të ndikojë ndaj dëshmitarëve.

Boro Tasevski, një nga katër avokatët të cilët e mbrojnë Jankulloskën tha se rreziku për ikje është abstrakte, ndërsa ajo, madje, se dy vite nuk ka hyrë në MPB dhe nuk ka mundur të ketë ndikim ndaj dëshmitarëve.

E akuzuara Jankulloska tha se kjo procedurë është e njohur në opinion më shumë se 2 vite dhe nuk ka kryer asnjë vepër penale.

Ajo u ankua se Prokuroria i ka lejuar vetëm kontroll të pjesshëm  në dëshmitë, theksoi se i është përgjigjur çdo ftese të PSP-së dhe se mezi pret që të fillojë gjykimi që ta dëshmojë pafajësinë e saj.

Në gjykatë nuk u paraqit Martin Protugjer, për të cilin mbrojtja elaboroi se ka qenë për mjekim në Budapest dhe pas marrjes së njoftimit të aktakuzës është kthyer në Maqedoni dhe është në pushim mjekësor. Prokurorët nga PSP pas kontrollit në dokumentacionit mjekësor konsiderojnë se gjendja e tij shëndetësore nuk ështës erioze dhe se Gjykata mund të vendosë.

Seancat në Gjykatën e Apelit u caktuan pasi PSP  për rastin “Titanik” ankohej ndaj vendimit të Këshillit penal pranë Gjykatës Themelore Shkup 1 me të cilin të akuzuarve në vend të paraburgimit, u përcaktuan masa kujdesi. Ankesa ndaj vendimit të gjykatës së shkallës së parë solli edhe mbrojtja e të akuzuarve. Gjykata ka afat prej 48 orëve që të marrë vendim.

Gjykata deri tani i refuzoi të gjithë ankesat e dorëzuara ndaj vendimeve të Gjykatës Penale lidhur me lëndët e PSP-së.