Qenan Aliu

Sot janë postet e të gjitha llojeve në parti dhe në shtet , që dhurohen nga kryetarët e partive për shërbime besnike. Të gjitha luftërat partiake nuk janë vetëm luftëra për qëllime OBJEKTIVE , por para se gjithash edhe për AKRABALLËQE në shpërndarjen e posteve . Të gjitha betejat midis orvatjeve lokaliste dhe centralizuese në parti dhe në shtet rrotullohen para se gjithash rreth asaj se cilat pushtete ,qofshin në Çair, Ohër, Likovë, Zhelinë ,Tetovë ,Gostivarë ,Kërçovë ,Shtip apo Strugë, do të kenë në dorë akraballëqet në shpërndarjen e posteve. Partitë ndjejnë më të rëndë nëpërkëmbjen nga kundërshtari politik në zënien e posteve zyrtare sesa veprimet e tij të kundërligjshme ndaj synimeve të tyre objektive . Kjo çështje ka të ngjarë që edhe për pak kohë të shpiejë qytetarët pa hezitim në konkludim se programet qeveritare, programet e partive madje edhe deklaratat e përbashkëta politike kanë vetëm rëndësi të pastër FRAZEOLOGjIKE dhe asgjë më tepër !