Kombëtarja e Portugalisë ia ka dalë mbanë edhe pa Cristiano Ronaldon ndaj Meksikës, të cilën e mposhti 2-1 në Kupën e Konfederatave.
Meksika kaloi në epërsi në minutën e 54-t pas autogolit të Neto. Por në të 91’ shifrat u barazuan në 1-1 nga Pepe.
Në kohën shtesë Portugalia shënoi edhe një gol me anë të Adrien Silvas nga pika e bardhë. Me fitoren 2-1 Portugalia renditet e treta në Kupën e Konfederatave.
Finalja Gjermani-Kili do të luhet sonte në orën 20:00.