Një muaj pas vërshimeve në Poroj të Tetovës banorët ende po përballen me pasojat e vërshimeve.

Edhe pse shtrati i lumit është pastruar, banorët kërkojnë që intervenimi të behët mbi fshat dhe sa më shpejtë të ndërtohet ura e drurit e cila u shkatërrua tërësisht.

Kryetari i bashkësisë lokale të Porojit Sulejman Ramadani, kërkon nga kryeministri Zaev, që të mbajë premtimin e dhënë për ndërtimin e digave mbi fshat.

“Me pastrimin e shtrat siç na informuan dje e kanë ndërprerë punë , edhe pse ne mendojmë që pjesën lartë ka nevojë ende për tu pastruar . Dika atje nuk kanë ngelur nga 1997 –ta. Ndërsa premtimin që tha kryeministri dhe kryetarja e komunës së Tetovës se do të fillojnë me projektimin do të dalin në teren ende nuk kanë dalë nuk kemi as një informacion edhe pse na u premtua se në 2018 do të fillohet me punë”, tha kryetari BL Porojë.

Ndërkohë në terren ende nuk ka ekipe të shohin si do rrjedhin punët.

“Duhet të punohet mbi fshat të ndërtohen mbrojtëse lartë. Në qoftë se lartë rregullohet këtu nuk do të ketë as një herë problem asnjëherë” – tha një banor i Porojit.

Vazhdojnë edhe më tej të shfrytëzojnë banorët e fshatit Poroj,pikërisht këtë urë të drurit e cila u ndërtua vetëm për të kaluar në këmbë. Ata kërkojnë nga autoritet lokale dhe shtetërore që premtimin që than që shumë shpejtë të kthejnë urën ashtu siç ishte para vërshimeve.

“Është bërë pakë me vonesë por për kalimtarët jemi duke kaluar mirë ne pleqtë, edhe fëmijët po kalojnë dhe shpresojmë që do rregullohet kjo urë, sa më shpejtë të rregullohet. Ka nevojë edhe pakë të pastrohet tek urë në rrugën kryesore se është e zënë ura thuajse e gjitha, në rrugën kryesore Tetovë –Jazhincë”.

“Për të vonuar është vonuar bollë por të behët më mirë të lirohet ajo poshtë pastaj  edhe kjo të rregullohet. Nuk është pastruar gjithë po punojnë ende .

Kryetarja e Tetovës Teuta Arifi thotë se shumë shpejtë do fillohet më ndërtimin e urës së drurit” – thanë disa nga banorët e Porojit, njofton TVM2.

“Ne kemi bërë vetëm një kalim për këmbësorët, ndërkohë që sa I përket ministrisë së mbrojtjes , specialistët kanë qëndruar aty kanë bërë vlerësimet e tyre, presim që të zvogëlohet më intensivisht sasia e  ujit që të mundet të punojnë për të rikthyer atë kalim” – deklaroi kryetarja e komunës së Tetovës, Teuta Arifi.

Vërshimet e 5 qershorit në Poroj, shkaktuan edhe dëme bujqësore, të cilat minitria e bujqësisë dhe qeveria kanë paralajmëruar se do ti kompenzojnë.