Si pjesë e një operacioni ndërkombëtarë, policia e Zvicrës ka kontrolluar detajisht autobusët që kanë hyrë në këtë shtet.

Në veçanti janë kontrolluar autobusët që kanë hyrë nga Ballkani në Zvicërr. Mediat zvicerane raportojnë se ky veprim është ndërmarrë si shkak i dyshimit për disa kompani të huaja që e kanë shkelur rregulloren, transmeton Indeksonline.

Gjatë kontrollimit policia është detyruar të tërheqë nga qarkullimi dy autobusë për shkak të defekteve teknike.

Mediat nuk bëjnë me dije nëse ndonjë nga autobusët mund të jetë nga Kosova, por një fotografi e publikuar në artikull shihet një autobus me targa të Kosovës “KS” që ishte ndaluar për kontrollë, transmeton Indeksonline.

Është bërë e ditur se 5 shoferëve iu është ndaluar ta vazhdojnë udhëtimin e tyre.