Policia vazhdon të mbajë të bllokuar rrugën “Rexhep Luci” në kryeqytet lidhur me vazhdimin e hetimeve për vrasjen e kryer tri vjet më parë në lokalin “Bon Vivant”.
Policia gjithashtu ka bërë të ditur se është ndërmarrë aksion me kërkesë të Gjykatës Themelore në mënyrë që të realizohet rikonstruimi i vendit të ngjarjes, shkruan Indeksonline.
Ndryshe në muajin tetor të vitit 2014, ishte pikërisht Rrahman Uka i cili punonte si punëtor sigurimi në lokalin në fjalë, i cili u vra për arsye të një konflikti që erdhi si pasojë e moslejimit të futjes në lokal.
Me urdhër të pronarëve, punëtori i sigurimit ishte i detyruar të përzgjidhte klientelën se kush mundet dhe kush nuk mundet të ulej në lokalin ‘Bon Vivant’, ky ishte shkaktari kryesor i vrasjes.
Dy të akuzuarit, Masar Gërdovci dhe Sherif Krasniqi, dyshohet që më 13 tetor 2014, në bashkëkryerje në plotëni të kenë vrarë Rrahman Ukën pas një zënke me të.