Policia turke ka arrestuar 12 persona, duke e përfshirë edhe shefin e organizatës për mbrojtje të të drejtave të njeriut “Amnesti inerneshënall” për Turqinë, Idil Eser, gjatë takimit që u mbajt në ishullin Byjykada në afërsi të drejtpërdrejtë të Stambollit, lajmëruan sot mediat turke.
Sipas gazetës ditore “Hyrijet”, ata dje nga takimi ishin dërguar në stacionin policor, por tani për tani nuk dihet pse janë arrestuar.
“Amnesti interneshënall” ka kërkuar lirimin e tyre, duke theksuar se kjo paraqet “keqpërdorim grotesk të pushtetit”.
Midis të arrestuarave janë shtatë aktivistë për mbrojtjen e të drejtave të njeriut, dy instruktorë, një gjerman dhe një zviceran, si dhe pronari i hotelit ku mbahej takimi, theksohet në kumtesën e “Amnesti interneshënall”