​Policia Skoceze ka njoftuar se hixhabi do të bëhet pjesë e uniformës zyrtare, kjo për qëllime të diversitetit në vendet e punës.

Policia tha se ata shpresojnë se kjo gjë do të “inkurajojmë gratë nga komunitetet myslimane të konsiderojnë këtë profesion, të cilat më parë nuk kanë mundur për shkak të mbulesës”.

Në të kaluarën, oficerët myslimanë të policisë në Skoci lejoheshin të mbanin hixhabin, por vetëm pasi që miratohej nga anëtarët e lartë të stafit.

Policia Metropolitane, në vitin 2001 paraqiti hixhabin si pjesë të uniformës zyrtare të forcave, shkruan The Independent.

Kjo ishte opcionale