Një femër ka tentuar të bëjë vetëvrasje duke u hedhur në liqenin e Badovcit, por falë intervenimit të shpejtë të Policisë së Kosovës, viktima është nxjerrë dhe shpëtuar nga uji.

Ndërkaq ndihma e shpejtë ka arritur në vendin e ngjarjes e cila i ka ofruar tretman mjekësorë viktimës dhe është sugjeruar te shtrihet për shërim.

Lidhur me rastin është njoftuar prokurori kujdestar.