Policia punon në ndriçimin e rastit të denoncuar dje për varrezat e përdhosura në fshatin Lubeten, informoi sot drejtori i Byrosë për Siguri Publike Llazo Vellkovski, duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve.

Duke e dënuar rastin, potencoi se më butë thënë bëhet fjalë për akt qyqar dhe paralajmëroi se policia do të angazhohet t’i zbulojë kryerësit e kësaj vepre penale.

Siç shpjegoi drejtori i BSP-së, dje mbrëma rreth orës 19:30 një banor nga fshati Lubeten ka denoncuar se duke shkuar në varreza tek bashkëshortja e ndjerë ka vërejtur se një numër i madh i pllakave-përkujtimore janë dëmtuar.

Ekspertiza ka përfunduar, po grumbullohen të gjithë informatat dhe po përpunohen të gjithë dëshmitë për hetimin.

Lidhur me pohimet e banorëve të Lubetenit se dje janë dëgjuar edhe të shtëna derisa atje ka qenë ekipi i ekspertëve, Vellkovski tha se informatat po verifikohen.