Policia Rrugore e Tiranës ka  vijuar  punën për parandalimin dhe ndëshkimin e të gjithë shkelësve të Kodit Rrugor me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë në rrugë.

Në kuadër të masave të marra për rritjen e parametrave të sigurisë gjatë javës që lamë pas  janë evidentuar dhe ndëshkuar me masë administrative 2.764 raste, nga këto:

312 raste për mosvendosjen e rripit të sigurimit.

287 për përdorimin e celularit gjatë drejtimit të mjetit.

137 për parakalim të gabuar.

65 për shpejtësi tej normave të lejuara.

150 për mospërdorim të kaskës mbrojtëse

Ndërsa pjesa tjetër për shkelje të ndryshme si: mosrespektimi i semaforit, parkim i gabuar, mungesë dokumentacioni të mjetit etj.

Janë pezulluar 110 Leje Drejtimi. Nga këto:

19 për drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit.

65 për shpejtësi tej normave të lejuara.

26 për shkelje të ndryshme të Kodit Rrugor.

Po gjatë javës së kaluar janë arrestuar 29 drejtues mjetesh nga këta:

11 për drejtim mjeti në gjendje të dehur.

18 për drejtim mjeti pa Leje Drejtimi

Policia Rrugore e Tiranës është e angazhuar maksimalisht në drejtim të parandalimit të aksidenteve rrugore, për  minimizimin e shkeljeve të Kodit Rrugor me qëllimin e vetëm sigurinë e jetës.