Policia italiane arrestoi sot 36 emigrantë në stacionin kryesor hekurudhor në Milano.

Policia tha se operacioni u krye në kuadër të luftës kundër krimit që po zhvillohet për rreth stacionit të trenit, i cili është njëra nga pikat më të frekuentuara në këtë qytet, raporton AP.

Stacioni hekurudhor në Milano është bërë një vend tubimi për emigrantët, me qëllimin e vetëm që nga aty të bëjnë përpjekje për të lëvizur në vende të tjera evropiane.