Gjatë vitit të kaluar policia gjermane ka qëlluar për vdekje 11 persona, ndërsa kanë plagosur 28 persona. Kjo shifër është më e madhe krahasuar me 2015 ku vdiqën dhjetë persona dhe u plagosën 22 tjerë, 2014 vdiqën shtatë persona dhe u plagosën 30 tjerë si dhe 2013 ku vdiqën tetë persona dhe u plagosën 20 tjerë, shkruan “Der Spiegel”.

Në 2016 ka pasur 52 gjuajtje drejt personave kryesisht të sëmurë psiqik, që kanë rrezikuar jetën e të tjerëve ose të policëve. Rasti i fundit është raportuar të martën në Sachsen-Anhalt ku policia qëlloi për vdekje një 28 vjeçar, i cili qëlloi i pari policinë pas një zënke familjare.
Për krahasim: në SHBA kjo shifër është dukshëm më e madhe. Sipas të dhënave të “Washington Post” gjatë 2016 policia amerikane ka vrarë 963 persona. Për kokë banori kjo shifër është njëzet herë më e madhe sesa në Gjermani.